Friends, hier you are the interview in Albanian language. I had in Borås/Sweden took from the journalist, Sokol Demaku.
…………………………………………...
Juliana Janku,prej shumë vitesh merret me kordinimin dhe menaxhimin e arteve pamore ku edhe suksesi në këtë lëmi nuk i ka munguar, pra është një vajzë ambicioze në punën e saj. Ekspozita titullohet ”Java e Artit Shqiptar në Borås”

-Çfarë marrëdhenje ka Juliana me pikturën?
-Çka ju shtyu të merreni me këtë veprimtari artistike?
-Çka ju shtyu të merreni me këtë veprimtari artistike?
Këto lidhje me Artin me mbajnë në një tension maksimal dhe me bejnë të ndihem tepër energjike. Pra jam shumë e pasionuar pas pikturës dhe ajo më fle në shpirt, aty ndjej çlodhjen.
-Çfarë bashkëpunimi keni me piktorët nga trojet Shqiptare?
Bashkëpunimi mes Artistëve Shqiptarë është në rrugë të mbarë jo vetëm në Ballkan por ka filluar të shtrijë rrënjët edhe më larg. Unë mendoj dhe besoj se të bashkuar mund të bejmë mrekullira sepse jemi shumë të frytshëm dhe kemi kapacitein e duhur dhe në lartësinë e duhur. Ky bashkëpunim mund të jetë në kategori të ndryshme. Nuk mund të përcaktoj nëse të gjithë artistët janë në të njejtin nivel, varet sipas kërkesave dhe nivelit të artistit, sidoqoftë mendoj se bashkepuni im me artistët ka qenë frytdhënës. Unë jam shumë e kënaqur, por besoj se edhe ata të cilët patën rastin të bashkëpunojnë me mua, ndajnë një mendim të tillë.

-Ti je Korçare por jeton në Athinë, kam përshtypjen se atje e gjen vetën më mirë me këtë veprimtari që ju merreni, sesa në vendlindje?
Po, është e vërtetë, sepse ka më tepër hapësira në këtë fushë. Për momentin, e gjej vetveten time në këtë vend. Kjo nuk do të thotë se dëshira nuk do të rritet për të hapur flatrat më tej! E ardhmja do e tregojë.

-Disa fjalë për secilin artist që merr pjesë në këtë event.
Miron Topçiu. Një artist i vogël por me vlera të mëdha…Është e ardhmja e Shqipërisë në Botën e Artit Pamor. Një ekspresionist, kolorist i denjë në punën e tij edhe pse është vetëm 16 –vjeçar.
Ilir Kolka një piktor nga Ziçishti është fshati ku u lind dhe u rrit dhe ku vazhdon të frymezohet.
Genti Xeka, një artist - piktor i mirënjohur brenda dhe jashte viseve te Shqipërisë. Ai vjen nga PogradeciGenti me punën e tij të veçantë, ai ka arritur të formojë një rrymë ku i përket një rryme të re, e miksuar nga disa rryma.
Çlirim Çollaku jeton në Berlin prej më tepër se 15-vjet. Do e vlerësoja punën e tij duke marrë parasysh dinamikën shpirtërore si të qe një furtunë detare mbi një anije velash.
Jonila Ismailaj një studente në Akademinë e Arteve Tiranë ndjek leksionet e saj në Fakultetin e Arteve Pamore. Ajo ka zgjedhur stilin e saj Naiv, aty ku ajo ndihet gjithnjë aq paprekshme, në ëmbëlsinë e jetës fëmijnore.
Laerto Gora lindur dhe rritur në qytetin e Korçës. 10-vjet i kaloi në Rafinë një qytezë në rrethinat e Athinës. Rruga e emigracionit qe e veshtirë, por kjo nuk e ndaloi shpirtin e tij artistik të shprehej.
Leonidha Bullgari është një artist me një karrierë dinjitoze në fushen e Kubizmit. Emigrant në vendin fqinj të Shqipërisë - Greqi, Leonidha vazhdon karrierën e tij profesioniste. Piktor i mirënjohur me një curriculum të plotë, të mbushur gjatë viteve me pjesëmarrjet në ekspozita brënda dhe jashtë viseve Shqipëtare.
Lulzim Myrtaj një piktor që sjell natyrën Shqipëtare në këtë ekspozitë. Jeton në Tiranë.
Ju urojmë suksese të mëtejshme!
Sa bukur! A do te kete vazhdim te ketij aktiviteti? -- A.
ReplyDelete