Friday 16 October 2015

MY BOOK IN BULGARIAN LANGUAGE

For all my Bulgarian friends, my book is already finished in Bulgarian language! 
Happyyyyy!!!
I thank from my heart, the publish house Koala Press, made able to bring one more book with fairy tales, in another language and present not only myself, my work, but much more, culture, traditions of my country where I born!
I want to thank too, the translator of my book, Maria Filipova for her great Work she did! 
I thank all my friends, supported me, with  their work!

Ilir Balaj (Illustrator) 
Vinald Gjino (sketches)

Благодаря







Thursday 15 October 2015

SPIRITUAL EXPLOSIONS


Hello dear friends and readers!Finally is already done, my new book : Spiritual Explosions It is be in Albanian language.For all of you are not speaking Albanian language, you can read some pieces here on my blog.
In English of course! I want to thank all my friends and people they believe to me, were optimists and follow me to each step!Writing poetry I started since 1989, as teenager... than, suddenly I lost my muse, no desire to write anymore. Took me more than 10-years to start again and finished, "unfinished business"! Wish all of you, a nice day! 
……………………………………………………………………………..

Reçnsurë nga Shyqyri Sejdiaj 
PAS PËRRALLAVE - SHPËRTHEN POEZIA
Keni dëgjuar për zambakun e ujit, një lule aziatike e njohur si lotus. Sigurisht se po. Kjo lule na paska si element zjarrin që nënkupton stinën e verës dhe gëzimin në zemrat e njerëzve. Zjarri që moti ka qenë frymëzim e dëshirë për të përjetuar diçka të re. E nga fuqia e zjarrit lind dashuria dhe të qeshurit.Qe kështu më përngjan përmbledhja poetike "Shpërthime shpirtërore" e shkrimtares Juliana Janku. Ajo sa kishte promovuar librin e saj të parë " Përralla nga sënduku i gjyshes" në qytetin e serenatave në Korçë kur me ëmbëlsi qiellore na solli edhe përmbledhjen e saj me poezi.Nëse dikush mund ta imagjinojë poezinë si një lule lotusi që njeriut i jep një shije të bukur e të ngrohtë, atëherë ja poezia e Juliana Jankut: stimulon lexuesin të përceptojë të njejtën gjë por me mënyra të ndryshme, nagnjëherë edhe pa imazhe.Përmbledhja e saj poetike "Shpërthime shpirtërore" tregon për një krijuese të pjekur dhe simpatike, megjithëse botimi i saj i parë poetik. Toni poetik është gjithëpërfshirës (dashuria). Krijohet përshtypja se i ka shkruar për ti dëgjuar dhe drejtpërdrejtë marrin tonin e përbashkësisë.Ah, po, kështu e ka jeta. Të këtillë jemi, ndaj"Mos më merrni për të marrë,se e tillë nuk jam,veç dashuri kam në zemërndjenja të pastra kam".Dhe ja, ngjashëm si bleta, poezi pas poezie mblidhet vesa e mëngjesit e cila pihet nga tasi, nga goja në gojë, nga buza në buzë dhe vrap e në përditshmërinë tonë. Në kërkim të një fjale të bukur, të një fjale që e ndjen - e këte në poezi e gjen, qe kështu si e gjet Juliana Janku dhe shpalosi me ëmbëlsi te "Shërthimet shpirtërore".

Wednesday 7 October 2015

HAMLET nga ENKE FEZOLLARI

Hamleti vjen ne skenen e Teatrit Kombetar, enkas per JU miq! 
Le te njohim pak me teper se kush eshte Enke Fezollari
Enke Fezollari sjell në skenën e Teatrit Kombëtar "Spahi Vogli", tradegjinë e mirënjohur dhe shumë të suksesshme nga William Shakespeare: "Hamlet"
Enke Fezollari u lind në Pogradec. Fëmijrinë e tij e kaloi në kryeqytetin shqipëtar në Tiranë.
Në vitin 1993 familja e tij emigroi në shtetin fqinj, në Greqi.
Enke pasi përfundoi arsimin bazë, vazhdoi Akademinë e Teatrit Kombëtar, në Selanik "Akademia e Teatrit Verior" (siç është dhe e mirënjohur).
Enke u veçua midis 350- studentëve në 13-të më të talentuarit.
Prej vitit 2005 e deri më sot, Teatri Kombëtar Grek në Athinë është "Foleja e dytë" - siç shprehet Enke, kështu do e hasim Enken në folenë e tij, herë si aktor dhe herë si regjizor!
Hapat e tij të parë, si regjizor Enke, i filloi në vitin 2009, ku përfundimisht në 2010-ën gjeti vetveten në këtë lëmi.
Aktrimi ka qënë frytdhënës, eksperienca e tij me aktorë dhe regjizorë të mirënjohur grekë si: Rula Paterki, Sotiris Haxakis, Nikos Mastorakis, Eleni Angelopulos, Katerina Berdeka, (në pamundësi të përmendim listën e pafundme), bënë që Enke të formojë hapësirën e duhur si aktor dhe regjizor i suksesshëm në vitet në vijim.
Bashkëpunimi me këngëtarët e mirënjohur Stamatis Kraunakis dhe Sotiria Leonardhu, qenë një sfidë për Enken.
Shume prej skenave hapën krahët dhe mirëpritën djaloshin e talentuar, disa prej tyre po i përmend më poshtë:
"Teatri Kombëtar i Selanikut"
Teatri i "Neos Kosmos"
Teatri "Polis"
"Instituti Francez" në Athinë
Instituti "Mihalis Kakojannis" … etj
Sfida nuk ndalet aty, më tepër se 30 qytete të shtetit fqinj kanë njohur emrin e këtij djaloshi të talentuar, emrin e Enke Fezollarit!
Tre shfaqje në dy vitet e fundit kanë qenë pika e arritjes në "Piedestal", duke theksuar talentin e Enkes si regjizor i një niveli të lartë!
Pasioni dhe ëndrra e çdo regjizori është vetë vepra që ai përzgjedh, falë talentit, vizionit, dashurisë, pasionit, regjizori e rrit veprën si "foshnjën" e sapolindur, me një kujdes të veçantë ndoshta arrin dhe në paprekshmëri…
Enke ka realizuar këtë ëndërr me dhjetra herë, duke konsideruar si "Foshnjë" veprat klasike nga: Euripidi, (vjen nga veprat e lashtësisë), Çehov, Bergman, Lorka, (klasikët), dhe nga Anagnostaki, Ksenopulos, Sevastikoglou, Zografu, … etj
Enke, ka përfaqësuar shtetin Grek dy herë në Festivalin e Sarajevës - "Winter Festival" duke u prezantuar me tragjedinë e Euripidit :“Hekubën”.
Aktorja shqipëtare Vefi Redhi, ia shtoi dhe më tepër vlerat kësaj tragjedie, me talentin e saj të rrallë!
Enke fitoi Çmimin e parë në Festivalin "Winter Sarayevo" me veprën ''Lista'' nga Kleri Lionakis. 
Enke është antar i Institutit të Teatri Ndërkombëtar. 
Këtë herë Enke prezanton para publikut shqipëtar, tragjedinë e mirënjohur nga William Shakespeare, në Teatrin Kombëtar "Spahi Vogli" prej datës 10 Shtator 2015. 
Suksese të mëtejshme miku im!
………………………………..
Një nga fotot më të bukura, që miku im Oltjon me syrin e tij artistik, ka realizuar këtë foto dhe i ka dhënë një imazh tepër realist aktorit dhe regjizorit të mirënjohur Enke Fezollari!

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *