Wednesday 7 October 2015

HAMLET nga ENKE FEZOLLARI

Hamleti vjen ne skenen e Teatrit Kombetar, enkas per JU miq! 
Le te njohim pak me teper se kush eshte Enke Fezollari
Enke Fezollari sjell në skenën e Teatrit Kombëtar "Spahi Vogli", tradegjinë e mirënjohur dhe shumë të suksesshme nga William Shakespeare: "Hamlet"
Enke Fezollari u lind në Pogradec. Fëmijrinë e tij e kaloi në kryeqytetin shqipëtar në Tiranë.
Në vitin 1993 familja e tij emigroi në shtetin fqinj, në Greqi.
Enke pasi përfundoi arsimin bazë, vazhdoi Akademinë e Teatrit Kombëtar, në Selanik "Akademia e Teatrit Verior" (siç është dhe e mirënjohur).
Enke u veçua midis 350- studentëve në 13-të më të talentuarit.
Prej vitit 2005 e deri më sot, Teatri Kombëtar Grek në Athinë është "Foleja e dytë" - siç shprehet Enke, kështu do e hasim Enken në folenë e tij, herë si aktor dhe herë si regjizor!
Hapat e tij të parë, si regjizor Enke, i filloi në vitin 2009, ku përfundimisht në 2010-ën gjeti vetveten në këtë lëmi.
Aktrimi ka qënë frytdhënës, eksperienca e tij me aktorë dhe regjizorë të mirënjohur grekë si: Rula Paterki, Sotiris Haxakis, Nikos Mastorakis, Eleni Angelopulos, Katerina Berdeka, (në pamundësi të përmendim listën e pafundme), bënë që Enke të formojë hapësirën e duhur si aktor dhe regjizor i suksesshëm në vitet në vijim.
Bashkëpunimi me këngëtarët e mirënjohur Stamatis Kraunakis dhe Sotiria Leonardhu, qenë një sfidë për Enken.
Shume prej skenave hapën krahët dhe mirëpritën djaloshin e talentuar, disa prej tyre po i përmend më poshtë:
"Teatri Kombëtar i Selanikut"
Teatri i "Neos Kosmos"
Teatri "Polis"
"Instituti Francez" në Athinë
Instituti "Mihalis Kakojannis" … etj
Sfida nuk ndalet aty, më tepër se 30 qytete të shtetit fqinj kanë njohur emrin e këtij djaloshi të talentuar, emrin e Enke Fezollarit!
Tre shfaqje në dy vitet e fundit kanë qenë pika e arritjes në "Piedestal", duke theksuar talentin e Enkes si regjizor i një niveli të lartë!
Pasioni dhe ëndrra e çdo regjizori është vetë vepra që ai përzgjedh, falë talentit, vizionit, dashurisë, pasionit, regjizori e rrit veprën si "foshnjën" e sapolindur, me një kujdes të veçantë ndoshta arrin dhe në paprekshmëri…
Enke ka realizuar këtë ëndërr me dhjetra herë, duke konsideruar si "Foshnjë" veprat klasike nga: Euripidi, (vjen nga veprat e lashtësisë), Çehov, Bergman, Lorka, (klasikët), dhe nga Anagnostaki, Ksenopulos, Sevastikoglou, Zografu, … etj
Enke, ka përfaqësuar shtetin Grek dy herë në Festivalin e Sarajevës - "Winter Festival" duke u prezantuar me tragjedinë e Euripidit :“Hekubën”.
Aktorja shqipëtare Vefi Redhi, ia shtoi dhe më tepër vlerat kësaj tragjedie, me talentin e saj të rrallë!
Enke fitoi Çmimin e parë në Festivalin "Winter Sarayevo" me veprën ''Lista'' nga Kleri Lionakis. 
Enke është antar i Institutit të Teatri Ndërkombëtar. 
Këtë herë Enke prezanton para publikut shqipëtar, tragjedinë e mirënjohur nga William Shakespeare, në Teatrin Kombëtar "Spahi Vogli" prej datës 10 Shtator 2015. 
Suksese të mëtejshme miku im!
………………………………..
Një nga fotot më të bukura, që miku im Oltjon me syrin e tij artistik, ka realizuar këtë foto dhe i ka dhënë një imazh tepër realist aktorit dhe regjizorit të mirënjohur Enke Fezollari!

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *